Kupa Francës: Amatorët e Bayeux punuan me orë të zgjatura, për të plotësuar mungesën për ndeshjen ndaj Marseille-s
Një ndeshje emocionuese u zhvillua në Olimpico.
Skuadra mike e Torinos kaloi dy herë në avantazh me anë të Che Adams, por Verdhekuqt barazuan fillimisht me Hermoson, një gol që erdhi nga i sapozëvendësuari, dhe më pas me Arenën gjashtëmbëdhjetëvjeçar. Nërkohë që goli i vonë i lojtarit turk rezultoi vendimtarë.
O Zot, çfarë Toro! Roma u eliminua shumë herët nga Kupa e Italisë, ndërkohë që duhet thënë se ishte një fitore e merituar nga skuadra e Baronit. Granata luajti më mirë që nga fillimi dhe, jo më pak, rifitoi epërsinë edhe pse u barazua dy herë rezultati përkohësisht. Dëshira për të fituar, megjithatë, nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar kualifikimin: performanca e Toros kishte shumë më tepër, ndërsa ajo e Romës shumë pak. Është e vërtetë që në një farë mënyre Verdhekuqt kishin rifituar ekuilibrin dhe penalltitë tani dukeshin e vetmja mënyrë për të përcaktuar kundërshtarin e Interit në çerekfinale. Por nuk është rastësi që, pasi në minutën e 90-të ishte futbollisti turk ai që vendosi fatin të dyja skuadrave duke kaluar më tej Torinon dhe duke eliminuar Romën. Ilkhan pas një goditjeje nga këndi,arrin të dërgojë topin në rrjetë dhe t’I ngrijë buzëqeshjen vendasve.
Top Channel