Kategoria Superiore/Paqe’ në Elbasani-Flamurtari, skuadrat ndajnë nga 1 pikë secila
Tottenham Hotspur dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit anglez Conor Gallagher, i cili rikthehet në Premier League vetëm pas një sezon e gjysmë që ishte larguar nga Anglia.
“Spurs” kanë konfirmuar zyrtarisht afrimin e 25-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031. Gallagher u transferua te Atlético Madrid në gusht të vitit 2024 për rreth 42 milionë euro, si pjesë e marrëveshjes që përfshinte edhe João Félix. Tashmë, klubi madrilen e shet mesfushorin për 40 milionë euro, duke mbyllur një eksperiencë relativisht të shkurtër të anglezit në “Riyad Air Metropolitano”.
Gjatë qëndrimit të tij te Atlético, Gallagher regjistroi 77 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 7 asistime. Megjithatë, pritshmëritë që shoqëruan transferimin e tij në La Liga nuk u përmbushën plotësisht.
Në sezonin 2024/25, ai luajti në 50 ndeshje, por vetëm 28 prej tyre si titullar, ndërsa në edicionin aktual 2025/26 u aktivizua në 27 takime, me vetëm nëntë startime nga minuta e parë. Interesi për Gallagher ishte i madh gjatë merkatos së dimrit. Aston Villa u shfaq fillimisht si pretendente, por oferta më konkrete dhe bindëse erdhi nga Tottenham, si për aspektin financiar për Atlético Madridin, ashtu edhe për kushtet personale të lojtarit.
Top Channel