Përfundojne punimet e stadiumit të Vorës, do të përurohet me sfidën ndaj Partizanit
Maximilian Ibrahimovic, djali i legjendës së futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka vendosur të ndjekë gjurmët e të atit. Futbollisti 19 vjecar tashmë është zyrtarisht pjesë e Ajax me klubin holandez që konfirmoi gjithçka me një komunikatë për shtyp.
‘Ajax ka arritur një marrëveshje me Maximilian Ibrahimovic dhe Milanin për marrjen e sulmuesit 19 vjecar me huazim. Huazimi është 6 muaj deri në përfundim të sezonit aktual. Akordi parashikon të drejtën e blerjes së futbollistit nga ana e Ajax. Maximilian Ibrahimovic ka kaluar nga sektori i të rinjve të Hammarby IF te Milani në 2022. Në 6 muajt e fundit sulmuesi ka qenë pjesë e skuadrës Milan Futuro, që është pjesë e Serie D’-theksohet në komunikatën e Ajax.
Në këtë komunikatë nuk janë publikuar shifra konkrete, por mësohet se akordi është për huazimin me të drejtë blerjeje për 3.5 milionë euro ndërsa Milani do të përfitojë një përqindje të ardhurash nga një rishitje e mundshme e tij. Gjatë qëndrimit të tij te Milan Futuro, Maximilian Ibrahimovic ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 4 asist në 16 ndeshje të Serie D deri në këtë moment në këtë sezon
Tani ai do të jetë pjesë e Ajax që do të thotë se pas 22 vitesh, do të ketë një tjetër Ibrahimovic që do të veshë fanelën e ‘Harkëtarëve’. Vetë Zlatan Ibrahimovic ka qenë pjesë e skuadrës legjendare holandeze në periudhën 2001-2004 përpara se të transferohej te Juventus. Gjatë këtyre 3 sezoneve me Ajax, Zlatan Ibrahimovic shënoi 48 gola dhe dha 17 asist në 110 ndeshje, ndërsa aktualisht ai është pjesë e bordit drejtues të Milanit
Top Channel