Rikthehet Kategoria Superiore, Tirana e nis 2026 me këmbë të mbarë, mposht Bylisin në sfidën për mbijetesë
Lionel Messi, përpara se të zgjidhte transferimin për në SHBA u fol për një kalim në kampionatin arab të futbollit për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos dhe yjeve të tjerë të futbollit botëror, por pavarësisht kontratave impresionuese të klubeve nga Arabia Saudite, argjentinasi vendosi të mos i marrë parasysh dhe zgjodhi të nënshkruajë me Inter Miami.
Megjithatë në vendin e Lindjes së Mesme duket se ende janë të fiksuar me 38 vjecarin aq sa pronari i Al Ittihad, Anmar Al Haili bëri të ditur se është gati të bëjë çdo çmenduri për të marrë Messin
‘Nëse Lionel Messi pranon të nënshkruajë me Al Ittihad do t’i ofroja një kontratë me anë të së cilës do të përfitonte çfarëdolloj shifre që dëshiron, kohëzgjatjën që do e madje edhe një kontratë të përjetshme-tha Al Haili-të kem Messin këtu në Arabinë Saudite me fanelën e skuadrës sonë, në aspektin ekonomik nuk është asgjë për mua. E dua Messin këtu sepse do të kisha në ekip futbollistin më të mirë në historinë e futbollit’.
Nuk është hera e parë që sheiku i Al Ittihad hyn në kontakt me Lionel Messin. Në momentin kur argjentinasi mbylli kontratën me Paris Saint Germain dhe ishte një futbollist i lirë, ai refuzoi një ofertë astronomike.
‘Po e kam kontaktuar më parë, kur mbylli kontratën me PSG. I ofrova 400 milionë euro në vit, por ai refuzoi sepse familja e tij preferonte SHBA-vijoi Al Haili-e respektoj dhe Al Ittihad do t’i hapë gjithnjë dyert për të, mund të vijë kur të dojë’
Por nuk duket se Lionel Messi ka ndërmend të studiojë opsionin Arabi Saudite. Kjo edhe për faktin se në 23 tetor të vitit të kaluar bëri të ditur rinovimin me Inter Miami. Për më tepër, nëse do të ndryshonte ambient, do të kthehej te Barcelona, edhe pse kjo është një ide jorealiste, por më shumë një ëndërr e shumicës së tifozëve blaugrana.
Top Channel