Këtë të martë u mësuan çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ u hodh shorti i kësaj faze ku marrin pjesë Tirana, Partizani, Dinamo, Egnatia, Vllaznia, Teuta, Bylis dhe Elbasani. Të tetë skuadrat e kualifikuara u ndanë në 2 vazo.

Te Vazo 1 ishin Egnatia, Dinamo, Partizani dhe Vllaznia, ndërsa në Vazon 2 ishin Teuta, Elbasani, Tirana dhe Bylis. Goglat vendosën që në raundin cerekfinal të Kupës së Shqipërisë të ketë një derbi të kryeqytetit, Tirana-Dinamo, me këtë të fundit që është edhe mbajtësja në fuqi e trofeut. Skuadra tjetër kryeqytetase, Partizani do të përballet me Elbasanin në këtë raund, Egnatia kampione e Shqipërisë do të ketë si pengesë të radhës Teutën e Durrësit, ndërsa Vllaznia do të luajë me Bylisin.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, do të jenë me sistemin vajtje-ardhje me ndeshjet e para që do të luhen në 11 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 4 mars

Top Channel

DIGITALB DIGITALB