Milan, Modric fiton çmimin ‘Gentilezza’ dhe i shkruan të mbijetuarit të Crans-Montana
Vedat Muriqi po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën Spanjolle. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, deri tani ka shënuar 11 gola po aq sa edhe Ferran Torres, ndërkohë që në krye është Kylian Mbappe me 18 finalizime.
Është kjo një shifër që përmirëson të gjithë sezonet e mëparshëm të ‘Piratit’ me skuadrën ishullore me futbollistin që po projektohet drejt shënimit të paktën të 20 golave në këtë sezon. Të 11 golat e shënuara, Muriqi i ka shënuar në 18 ndeshje dhe jo në 19 se në sfidën me Barcelonën në javën e parë të kampionatit u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu ndaj Celtas nuk luajti.
Futbollisti Dardan e nisi shënimin e tij të golave në ndeshjen me Realin e Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ dhe që nga ky moment ai ka pasur takime të shpeshta me golin teksa ka shënuar edhe ndaj Espanyol, Atlético Madrid, Sevilla, Getafe, Osasuna, Elche, Girona dhe Rayo.
Vedat Muriqi është vetëm 5 gola larg thyerjes së rekordit të tij personal me Mallorcan, me 15 gola të shënuar në sezonin 2022-23. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se Muriqi ka barazuar venezuelianin Arango si shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Mallorcas me 45 gola të shënuar në total me skuadrën ishullore. Përpara tij është vetëm kamerunasi Samuel Eto’o me 54 gola të shënuar me Mallorcan, por është e qartë se me këtë ecuri dhe duke qenë se kontrata e tij klubin iberik skadon në verën e vitit 2030, është vetëm cështje kohe që Muriqi të kalojë edhe një emër si Samuel Eto’o.
Ndërkaq, Vedat Muriqi në këtë vit 2026 është përballë një sfide të jashtëzakonshme; kualifikimin në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës me kombëtaren e vendit të tij Kosovën e cila do të luajë në fazën e playoffit me Sllovakinë dhe në një fitore të mundshme Dardanët do të përballen me fituesin e çiftit Rumani-Turqi.
Top Channel