“Serbia s’shkon në BE me këta njerëz”, Vuçiç dhe Daçiç kënduan këngë çetnike, reagon ashpër raportuesi për Serbinë në PE

11/01/2026 14:45

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, ka kritikuar ashpër zyrtarët serbë pasi u shfaqën në një program televiziv duke kënduar këngë çetnike..

Sipas pamjeve që u bënë publike, redaktori Dragan Vuçiçeviç, i shoqëruar nga disa ministra, kënduan këngë çetnike. Të pranishëm në këtë skandal presidenti Aleksandar Vuçiç kryeparlamentarja Ana Bërnabiç, I akuzuari për krime lufte, Vojisllav Sheshel, ministri i Brendshëm Ivica Daçiç e shumë përfaqësues të tjerë.

“Darka” ishte organizuar nga Dragan Ashanin, vrasës i dënuar, sipas gazetës “N1” në Serbi. Ai kishte kryer një vrasje më 1992 dhe ishte dënuar me 11 vjet burgim. I njohur me nofkën “Ashka”, ai kishte vrarë partneren e tij, atë kohë 18-vjeçare.

Duke marrë për bazë këto, Picula ka thënë se rasti ishte demonstrim i ri për distancim të Serbisë nga Bashkimi Evropian.

“Kjo ngjarje nuk duhet të konsiderohet befasi për askënd që ndjek skenën politike në Serbi. Është thjesht një tjetër demonstrim publik i gjithçkaje që mban Serbinë të prangosur në kohën kur regjimi i Serbisë së Madhe shkaktoi luftëra dhe vuajtje të mëdha njerëzish në ish-Jugosllavi”, ka thënë ai për “nacional.hr”.

I pyetur nëse Serbia po largohet nga BE-ja, Picula ka thënë se ky akt ka qenë vazhdimësi e shprehjes së kërcënimeve të Serbisë ndaj fqinjëve. Teksa ka përmendur një nga një figurat që morën pjesë, përfshirë Sheshelin, Picula ka thënë se “thjesht me këta njerëz dhe politikë të tillë, nuk mund të ecet përpara në negociatat për anëtarësim në BE”.

Picula ka thënë se nuk pret që lidershipi i Serbisë të kërkojë falje pas shfaqjes skandaloze. Ai ka thënë se kërkon reagim më të ashpër nga Brukseli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB