Bayerni i Mynihut e nis vitin 2026 në Bundesligën Gjermane ashtu siç mbylli 2025 me një goleadë. Skuadra bavareze u shfaq e pamëshirshme në sfidën e zhvilluar në Allianz Arena ndaj Wolfsburgut të cilin e shkatërroi me rezultatin e thellë 8-1.

Spektakli bavarez nisi që në minutën e 5 kur të besuarit e Vincent Kompany morën avantazhin falë autogolit të Kilian Fischer. Por Wolfsburgu arriti të barazojë shifrat 8 minuta më vonë me golin e Pejcinovic. Rezultati 1-1 rezistoi deri në minutën e 30 kur Luis Diaz riktheu kampionët në avantazh duke shënuar golin e dytë dhe me shifrat 2-1 skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, ndeshja u zhvillua në vetëm një drejtim me Bayernin e Mynihut që bombardoi portën e Wolfsburgut teksa shënoi edhe 6 herë të tjera. Olise shënoi golin e tretë, gol që u pasua nga ai i Luis Diaz me kolumbianin që plotësoi dygolëshin e tij. Raphael Guerreiro ishte ai që gjeti më pas rrugën e rrjetës duke e cuar rezultatin në 5-1.

Po kështu la gjurmën e tij edhe i zakonshmi Harry Kane, që shënoi vetëm 60 sekonda pas Guerreiros. Mbyllën festivalin e golave, Olise(edhe për të pati një dygolësh) dhe Leon Goretzka për të fiksuar fitoren 8-1 të Bayernit që ngjitet në kuotën e 44 pikëve, 11 më shumë se Borussia Dortmund në vendin e dytë, ndërsa Wolfsburg mbetet me 15 pikë në vendin e 14 shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB