Situata e zjarreve në vend/ 35 vatra të raportuara, 8 prej tyre vijojnë mbeten aktive. 533 forca në terren, helikopterë dhe dy avionë Air Tractor
Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, do të bllokohet gjatë natës segmenti rrugor Bogë, Qafë Thore- Theth.
Policia e Shkodrës njofton se rruga do të bllokohet për shkak të rrezikshmërisë së lartë nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes, ndërsa do ketë kalimeve vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.
“Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, në segmentin rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës, pasi rrezikshmëria është e lartë, edhe për shkak të kufizimit të fushëpamjes. Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në mëngjes. Kalimi i automjeteve do të lejohet vetëm në raste emergjence dhe vetëm në shoqërim nga mjetet borëpastruese dhe shërbimet policore.Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë apo emergjencë, telefononi në 112”-njofton policia.
Top Channel