Pas Redon Xhixhës, Tirana zyrtarizon ardhjen e një tjetër futbollisti në radhët e tij dhe bëhet fjalë për portierin Klajdi Kuka që bëri edhe prezantimin e tij me skuadrën 26 herë kampione të vendit. Klubi bardhebliu njoftoi ardhjen e Kukës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Njihuni me Klajdi Kukën. I bashkohet portierëve tanë. Gati për të mbrojtur ekipin dhe të mbajë rrjetën e paprekur’-lexohet në postimin e klubit bardheblu që bënte edhe njoftimin zyrtar të portierit Kuka. 

Transferimi i Klajdi Kukës te Tirana vjen si një befasi për merkaton e futbollit në vendin tonë pasi mbylli aventurën me skuadrën kampione në fuqi të vendit, Egnatian. Portieri 35 vjeçar te Tirana do të zëvendësoje Leon Kozin, me këtë të fundit që ishte një ndër 10 futbollistëve të larguar nga klubi kryeqytetas në këtë sesion të merkatos

Top Channel

DIGITALB DIGITALB