Tensionet në Lindjen e Mesme, sa të rrezikuar jemi? Rama për “Le Point”: Do të blejmë sisteme mbrojtëse, Shqipëria nuk ka një qëndrim të unifikuar të BE-së
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta.
E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
“Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë”, është shpreh më herët Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio sipas postimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Top Channel