5 milionë paundë nga miliarderi i kriptomonedhave, zbulohet shuma e majme që Nigel Farage mori si dhuratë para se të kandidonte në zgjedhjet për kryeministët
Megjithëse opozita ka bërë pesë tentativa në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të 2026 për të mbledhur Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për kërkesën e SPAK lidhur me zv.kryemnistren Balluku, ky organ i Kuvendit nuk do të mblidhet përpara 19 janarit.
Sipas një njoftimi zyrtar Sesioni parlamentar i Kuvendit do të nisë, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, më 19 janar 2026.
Gjatë ditës së hënë do të bëhet i ditur kalendari i punimeve, si dhe do të nxirren urdhrat përkatës për seancën hapëse, Konferencën e Kryetarëve, Mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, si dhe për Komisionin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.
Mbledhja e Këshillit ku do të vendoset për kërkesën e SPAK për të marrë lejen për arrestimin e zv.kryeministres, pritet të mbahet pas 22 janarit, ditë kur është parashikuar mbledhja e Gjykatës Kushtetuese e cila do të shqyrtojë një kërkesë të kryeministrit Rama për të shfuqizuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres nga detyra.
Edhe ditën e sotme anëtarët demokratë të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve tentuan të mblidhen në sallën e katit të katërt të Kryesisë së Kuvendit, por e patën të pamundur për shkak se derën e gjetën të mbyllur.
Top Channel