Gery Neville shpërthen ndaj lojtarit të Arsenalin për gjestin në fund të ndeshjes: Idiot…nuk mund ta bësh atë
Ish-lojtari legjendar i Reds, Kevin Keegan që shënoi 100 gola në 323 paraqitje gjatë një periudhe gjashtëvjeçare në Anfield, kunfitoi disa trofe me këtë klub, duke përfshirë tre tituj lige, një Kupë Evropiane, dy Kupa UEFA dhe një Kupë FA.
Në një deklaratë sot, familja Keegan tha: “Kevin u shtrua së fundmi në spital për vlerësim të mëtejshëm të simptomave të vazhdueshme të barkut. Këto analiza kanë zbuluar një diagnozë të kancerit, për të cilën Kevin do t’i nënshtrohet trajtimit. Kevin është mirënjohës ndaj ekipit mjekësor për ndërhyrjen dhe kujdesin e vazhdueshëm.”
“Gjatë kësaj kohe, familja kërkon privatësi dhe nuk do të bëjë komente të mëtejshme.”
Karriera e Keegan si lojtar e pa atë gjithashtu të përfaqësonte Scunthorpe United, Hamburgun, Southampton, Newcastle United, dhe më pas ai u bë trajner, duke marrë drejtimin e Magpies dy herë, si dhe të Fulham, përfaqësuesen e Anglisë dhe Manchester City.
I gjithë komuniteti i futbollit në Angli, i dërgojnë urimet më të mira Kevinit, familjes dhe miqve të tij.
Top Channel