“I gjithë lidershipi i partisë duhet të jetojë nga sot e tutje me…”, Rama porosi të qartë për fitimin e zgjedhjeve: Makineria jonë elektorale duhet të bëjë transformim jetik
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka vizituar banesat e prekura nga moti i keq, ku uji ka hyrë brenda për shkak të vërshimeve të mëdha.
Teksa ka ndarë video nga banesa e përmbytur, sipas Balliut, “duhet të përmbyset qeveria që të mos përmbyten shqiptarët”.
“Duhet të përmbyset qeveria që mos të përmbyten më shqiptarët. Vjedhja dhe korrupsioni janë arsyeja pse vendi përmbytet nga të katër anët jo vetëm nga shirat, por nga keqqeverisja, abuzimi dhe mungesa totale e përgjegjësisë.
Ajo që është edhe më e turpshme është se nga qeveria nuk reagon absolutisht askush. Heshtje e plotë përballë një katastrofe që po përsëritet. Shqipëria është lënë në mëshirë të fatit.“-shkruan Kleivs Balliu krahas videos.
View this post on Instagram
Top Channel