Roma është në sulm në këtë merkato, pas Raspadorit, ata po bëjnë presion për Zirkzee-n
Barcelona e kthen në një seancë stërvitore ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës me Athletic Bilbao. Në Jeddah të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e shkatërroi atë baske me rezultatin 5-0 për të kaluar në finalen e kompeticionit me synimin për të fituar trofeun për herë të 16 në historinë e saj.
Ishte një ndeshje e dominuar nga Barcelona, që e vulosi fatin e saj praktikisht që në pjesën e parë të cilën e mbylli me rezultatin 4-0. Festivali i golave për Barcelonën nisi në minutën e 22 me golin e Ferran Torres. Pas këtij momenti, skuadra katalanase nuk pati më mëshirë për Athletic Bilbaon teksa në minutën e 30 dyfishoi shifrat me Fermin Lopez. La gjurmën e tij në këtë ndeshje edhe Roony Bardghji që e çoi rezultatin në 3-0 në minutën e 34. Por Barcelona nuk e la me kaq pasi 4 minuta më vonë Raphinha shënoi edhe golin e katërt për blaugranat.
Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol për Barcelonën që plotësoi manitën për rezultatin 5-0 pikërisht me Raphinhan që në këtë mënyrë plotësoi dygolëshin e tij personal. Në minutat në vazhdim, Barcelona arriti të menaxhojë me shumë lehtësi ndeshjen të cilën arriti ta mbylle me rezultatin 5-0 duke u bërë skuadra e parë finaliste e Superkupës së Spanjës dhe tani pret fituesin e gjysmëfinales tjetër që do të dalë nga derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos.
Top Channel