Juventus zgjidh kontratën me Igor Tudor; trajneri kroat do të kthehet në pankinë?
Përpara një viti 2025 historik kur fitoi titullin kampion të Italisë me Napolin, Scott McTominay kishte marrë disa kënaqësi edhe jashtë fushave të lojës. Mesfushori skocez në fakt është prolifik edhe në versionin sipërmarrës, gjë që e tregojnë investimet pozitive të tij të lidhura me kompanitë e regjistruara në emrin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy realitete që mbajnë firmën e tij, sic raporton edhe ‘Calcio e Finanza’; Scott McTominay Limited dhe la Fortress LTD. Nëse kompania e dytë, e krijuar në 2023 është inaktive përsa i përket bilancit të vitit pasardhës, e para shkon përtej menaxhimit të imazhit të skocezit
Pasuria neto në fakt është rritur me rreth 1 milionë euro në një vit; nga 5.48 milionë euro në 2023 në 6.41 milionë në 2024. Asete të pasurive të paluajtshme prej 1.1 milionë euro e më pas investime financiare për 1.3 milionë euro dhe një likuiditet në rritje, nga 2.2 në 3.17 milionë euro.
Fitimet shkuan në 6.3 milionë euro dhe ështe krijuar një strukturë ekonomike solide për një vit financiar që mesa duket rezultoi pozitiv. Me titullin e fituar me Napolin dhe të rejat ekonomike nga versioni i tij si sipërmarrës, McTominay vijon të përjetojë momentin e tij të artë si brenda ashtu edhe jashtë fushave.
Top Channel