Nuk ka fitues në “Emirates”, Arsenali dhe Liverpool marrin nga një pikë “pa vlerë”
Heshtja e shtypit e Gian Piero Gasperinit pas fitores së Romës në Lecce bëri shumë zhurmë. Trajneri i verdhekuqve preferoi të mos paraqitet para mediave për të evituar pyetjet për merkaton dhe për përforcimet e mundshme në skuadër.
Gasperini i priste që në transfertën në Puglia, por në fakt ka akoma situata që duhen zgjidhur sidomos çështja e Giacomo Raspadorit. Tensionet dhe debatet e ndezura me Drejtorin Sportiv Ricky Massara tashmë janë në rend të ditës. Gasperinit i duhej një përgjigje drejtpërdrejtë nga pronarët e klubit.
Këtë të mërkurë në Trigoria u zhvillua një takim mes trajnerit, Këshilltarit Claudio Ranieri dhe zv/presidentit te Romës Ryan Friedkin që u përkufizua si një takim normal, ashtu sic ndodh në shumë raste të tjera gjatë merkatos. Mungonin në këtë takim Dan Friedkin dhe Massara, ky i fundit ishte nisur për në Milano për të tentuar mbylljen e çështjes Raspadori.
Nga Trigoria flasin për një klimë të qetë në këtë takim dhe ndarjen e mendimeve për projektet mes drejtuesve dhe trajnerit. Pronarët do të vazhdojnë të investojnë edhe në këtë sesion të merkatos për të përforcuar skuadrën dhe për të plotësuar kërkesat e Gasperinit, por gjithnjë duke respektuar kushtet financiare të përcaktuara.
Top Channel