Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Veronën në një ndeshje që mund ta kishte humbur teksa Di Lorenzo e shpëtoi duke shënuar golin e barazimit. Por ajo në Maradona Stadium ishte një ndeshje që pati disa episode si penalltia në favor të Veronës dhe golat e anuluar të Napolit me trajnerin Conte që nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij.

‘Për mënyrën si shkoi ndeshja, mund edhe ta humbisnim-tha Conte pas ndeshjes-në pjesën e parë ishin dy episode negative për ne, ku mund të bënim më mirë, edhe te penalltia. Vlerësimi ishte pak e veçantë, por e pranojmë. Të shkosh në disavantazh të dy golave është vrasëse për çdo kënd, por ne patëm forcë të riktheheshim dhe na anuluan edhe dy gola të tjerë. Te goli i anuluar i Hojlund, nuk di ku duhej të vendoste krahun, duhej ta priste? Janë vlerësime subjektive të atij që është te video, e pranojmë. Përsa i përket pjesës tjetër duhet të vazhdojmë atë që po bëjmë, skuadra meriton lavdërime për periudhën që po përjetojmë’

Napolin e pret ndeshja direkte me Interin dhe kohët e fundit ka pasur disa deklarata ‘hidh e prit’ mes dy trajnerëve kur është diskutar se cila prej skuadrave është favorite.

‘Nuk më intereson  të flas, por mbi fjalët e mia ju jeni të aftë të shkaktoni një zhurmë të madhe. E dime që kemi përballë një skuadër të fortë që në 3 vitet e fundit ka luajtur 2 finale të Champions League-tha Conte-do të shkojmë atje me dëshirë dhe vendosmëri, duke u përpjekur të japim gjithnjë maksimumin duke ditur se do të jetë gjithnjë një vëmendje e madhe mediatike. Nuk kam thënë asgjë të çuditshme, por vetëm iu bëra komplimenta Interit, Milanit dhe Juventusit. Nuk thashë asgjë negative, por vetëm kujtova historinë e këtyre klubeve të mëdha. Nëse them dicka për arbitrat bëhet nami, kur këtë e bëjnë të tjerët nuk ndodh asgjë. Kuptoj që jam një personazh mediatik, por kjo ndodh vetëm në Itali, në Angli jo’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB