Ankth për Sara Carbonero; shtrohet me urgjencë në spital pasi u ndje keq
Pas aventurës zhgënjyese me Genoan në sezonin e kaluar, Mario Balotelli e rinis karrierën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë për 2 vjet e gjysmë me Al Ittifaq një klub që është në pronësi të Pietro Laterza që është edhe pronar i Chievos.
Pritet që Mario Balotelli të bëjë prezantimin me skuadrën e tij të re në 10 janar në Dubai. Ish sulmuesi i Interit dhe Milanit po shpresonte në një telefonatë të ndonjë skuadre të Serie A për të lënë pas krahëve atë aventurë negative te Genoa. Me skuadrën xhenoveze Balotelli luajti vetëm 6 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol.
Por ai që ngjalli diskutime ishte edhe raporti i vështirë i futbollistit me trajnerin Patrick Vieira, me të cilin gjërat nuk shkonin mirë që në kohët e Nice. Mario Balotelli në muajin gusht do të festojë 36 vjetorin e tij të lindjes dhe në karrierën e tij ka 210 gola me klube dhe 14 me kombëtaren Italiane. Tani ai është gati të rigjallërojë karrierën e tij edhe njëherë, por këtë radhë në një klub jashtë kontinentit evropian.
Top Channel