Superkupa e Spanjës/El Clasico në finale, Reali fiton derbin e Madridit me Atletico
Një pankinë për dy veta. Manchester United ka në program zhvillimin e bisedimeve të tjera me Ole Gunnar Solskjaer dhe Michael Carrick përpara se të vendosë se cili prej tyre do të jetë në rolin e trajnerit të komanduar pas shkarkimit të Ruben Amorim, ndërkohë që për momentin skuadra i është besuar një tjetër ish futbollisti të Manchester United, Darren Fletcher.
Sipas rrjetit Sky Sports News, mund të ketë një rol për të dy kandiadatët me drejtorin sportiv Jason Wilcox që të martën zhvilloi bisedimet e para informale mesa duket me të dy ish futbollistët, të cilët dëshirojnë të kthehen te skuadra e parë. Por Manchester United ka në konsideratë edhe kandidatë të tjerë për të marrë rolin e trajnerit të skuadrës deri në fund të sezonit.
Dhe mes tyre është edhe Ruud Van Nistelroy, me holandezin që plotësoi vendin e lënë bosh nga Erik Ten Hag në tetor të 2024, përpara se në skuadër të vinte Ruben Amorim, një muaj më pas.
Ndërsa për sezonin e ardhshëm, kandidatët për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq janë Oliver Glasner, Marco Silva e Andoni Iraola , të cilëve në fund të sezonit aktual iu skadojnë kontratat me skuadrat respektive, kurse Thomas Tuchel, Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino mund të jenë të disponueshëm pasi të mbyllin impenjimet e tyre me kombëtaret që ata drejtojnë në Kupën e Botës.
Top Channel