Thjesht, ajo që duhej. E gjitha skuadra, duke përfshirë edhe ata në stol, shkoi ta përqafojë në fushë dhe të ndajnë me të lehtësimin për golin e rigjetur në Serie A pas 135 ditësh thatësirë.

Ajo në Mapei Stadium ishte sidomos mbrëmja e Jonathan David edhe pse goli i tij ishte i treti për Juventusin dhe se deri në atë moment paraqitja e tij ishte ‘e disiplinuar’. Por sulmuesit maten me golat që shënijnë në të mirë e në të keq dhe pjesëmarrjen kolektive në ‘rrethin e jetës’ që u formua rreth kanadezit pas golit të shënuar që tregon se sa me ankth e priste këtë moment e gjithë bota bardhezi. Por David në fund të ndeshjes nuk humbi rastin të shfaqet i ftohtë për të konfirmuar pseudonimin e tij, Iceman.

‘E vlerësova shumë veprimin e shokëve të mi të skuadrës. Ai gol duhej shënuar sepse ishte e rëndësishme të riktheheshim menjëherë te fitoret-tha Jonathan David

Ato 110 sekonda-Kapitulli i mëparshëm nuk u mbyll në mënyrën më të mirë për ish sulmuesin e Lille; penalltia e humbur ndaj Lecces bëri që një pjesë e tifozëve në Allianz Stadium ta fërshëllejnë. Me një fanelë që peshon tashmë shumë kur gjërat janë në rrugën e duhur, të jesh në syrin e ciklonit, mund të shndërrohet në një mallkim. Por Jonathan David, goditi në shenjë që në mundësinë e parë për të ndryshuar inercinë në këtë 2026

Gjëja që më peshoi më shumë sesa penalltia e humbur ishte barazimi i ndeshjes që kishte shijen e humbjes-shpjegon David-unë e ndryshoj gjithnjë mënyrën e ekzekutimit të penalltisë, por këtë radhë nuk e gjuajta topin sic do të doja’

Por kjo tani pak rëndësi ka, sepse aktualiteti rishkruan kujtimet dhe në Mapei Stadium në vetëm 110 sekonda, Jonathan David fshiu pluhurin nga memorja kolektive për motivet e investimit të Juventus në muajt e verës; në fillim dha asist te Fabio Miretti për golin e dytë dhe më pas, 2 minuta më vonë shfrytëzoi ‘dhuratën’ e Idzes për të larguar fantazmat e atij 11 metërshi. Misioni u përmbush, drejt një ndryshimi të tendencës që mund të largojë edhe zërat e merkatos për repartin ofensiv të Zonjës së Vjetër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB