Ibrahimovic kurorëzon Ronaldo Fenomenin: Është më i miri i të gjitha kohërave

07/01/2026 13:28

Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Është kjo një pyetje për të cilën është e vështirë të japësh një përgjigje totalisht objektive, pak për faktin që futbolli ka ndryshuar dhe pak për faktin sepse është gjithnjë e komplikuar të orientohesh në këtë udhëtim në kohë.

Por Zlatan Ibrahimovic i ka idetë e qarta dhe nuk ka as dyshimin më të vogël në këtë pikë.

‘Për mua Ronaldo ka qenë dhe mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave-tha Zlatan Ibrahimovic që ishte i ftuar në programin e Slaven Bilic-ka pasur shumë futbollistë të mëdhenj, por për mua ai është numri 1. Në atë kohë nuk ekzistonin Instagram apo Youtube. Shkoja në bibliotekë, kërkoja video, fshihesha për të parë driblimet dhe lëvizjet e tij. Doja të mësoja ato truke. Në një farë mënyrë, përfundova duke krijuar stilin tim përmes Muhammad Ali dhe Ronaldos’

Ibrahimovic e vijoi edhe më tej shpjegimin e tij

‘Shikoja Muhammad Ali në televizor. Në atë kohë televizorët nuk ishin me ngjyra, gjithçka ishte bardhezi-shtoi Zlatan Ibrahimovic-vëzhgoja si fliste, si sillej. Nuk ishte arrogant. Si fëmijë desha të zbuloja kush ishte. I thashë vetes: dua të jem si ai, por në futboll. Nisa të shoh ndeshjet dhe ishte atëherë kur pashë Ronaldon për herë të parë’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB