Audi Revolut F1 Team kompletoi me sukses ndezjen e parë të njëvendëshes për Botërorin e Formula 1 të këtij viti. Në 19 dhjetor 2025, pranë selisë së skuadrës në Hinwil, njësia e fuqisë së motorit u ndez teksa ishte instaluar brenda telajos së makinës; një event që përfaqëson kalimin e projektit nga faza e prototipit te zhvillimi i avancuar

Ndezja e parë është një fazë e rëndësishme për cdo program sportiv në Formula 1 pasi përbën kulmin e zhvillimit prototipal dhe konfirmon integrimin korrekt të përbërësve kryesorë. Starti i makinës përfaqëson si një moment thellësisht emocionues(makina merr jetë për herë të parë) ashtu edhe një bazë teknike mbi të cilën skuadra do të vazhdojë të punojë pa pushim.

‘Ndezja e parë është gjithnjë një moment special, por në këtë rast ka një vlerë akoma më të madhe-tha përgjegjësi i projektit Audi F1, Mattia Binotto-në fakt përbëm rezultatin e parë të prekshëm të ambicieve dhe punës së skuadrës së Neuburg dhe Hinwil. Kemi përcaktuar një bazë solide për arë që do të jetë një udhëtim i gjatë i karakterizuar nga një nxitje e vazhdueshme për t’u përmirësuar’

Pasi arkivoi ndezjen e motorit, Audi Revolut F1 Team, vijon me përgatitjet për debutimin në kampionatin më të rëndësishëm të garave automobilistike. Hapat e ardhshëm do të jenë prezantimi i telajos së makinës që do të jetë në 20 janar në Berlin dhe zhvillimi i sesionit të parë të testeve kolektive në Barcelonë në 26-30 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB