Formula 1/Historia e Lewis Hamilton dhe makinat e tij me vlerë 15 milionë euro(përpara se t’i shiste)
Kanë kaluar mbi 10 vjet nga ndarja nga jeta e Jules Bianchi që vdiq pas një aksidenti tragjik gjatë provave të Çmimit të Madh të Japonisë në Botërorin e Formula 1. Dhe tani emri i tij rikthehet të përmendet për shkak të një episodi absurd.
Babai i pilotit të ndjerë, Philippe, në 6 janar denoncoi vjedhjen e disa makinave kart nga skuderia në emër të Jules Bianchi, në total u vodhën 9 të tilla, e sidomos modeli i fundit që i përkiste vetë pilotit
‘Të dashur miq, i drejtohem familjes së karting. Natën e kaluar pësuam një vjedhje dhe disa grabitës të paskrupullt morën 9 makina JB17 Forever. Por ka diçka që është më e rëndë; vodhën makinën e fundit kart të Jules, një KZ 125 modeli ART GP, përvec makinave minikart të nipave të mi. Nëse shihni në qarkullim ndonjë makinë kart JB 17, ju lutem më lajmëroni’-shkruante Philippe Bianchi në Facebook.
Një apel ky që nuk e la aspak indiferent Charles Leclerc, miku i Jules Bianchi. Piloti i Ferrarit në fakt iu bashkua apelit të babait të Jukes përmes një postimi në Instagram Story duke kërkuar ndihmë. Në Suzuka në 2014, Bianchi u përplas me një vinç që ishte në anë të pistës duke rënë në gjendje kome për të mbyllur sytë përgjithmonë 9 muaj më vonë, në 17 korrik të 2015.
Top Channel