Dinamo e fillon vitin e ri 2026 me një goditje jo të vogël financiare.

Pas më shumë se dy vitesh, Dritan Mehmeti ish-trajneri i Dinamos i larguar në mënyrë jo korrekte, ashtu si deklaron për Top Channel: “Kisha vendosur t’i sfidoja për dinjitetin tim…” duke i fituar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanë të gjithë kontratën që i takonte të sezonit 2023/2024.

Historia e Mehmetit tek Dinamo

Sezoni 2023/2024 filloi me zhurmë të madhe tek Blutë kryeqytetas, duke emëruar në krye të stolit një emër të njohur të futbollit italian kryesisht, por jo vetëm, si Gigi Di Biaggio. Por siç ka ndodhur shpesh, aventurat e tilla me emra të huaj ish-lojtarësh të njohur, por ende të pakonfirmuar si trajner, nuk fuksionoi dhe pas mbylljes së fazës së parë në vitin 2023, Dinamo ishte në vendin e fundit.

Drejtuesit vendosin t’i lën Dinamon trajnerit të brendshëm të tyre të ekipeve zinxhire Dritan Mehmetit, i cili e njeh mirë kampionatin shqiptarë dhe njihte po aq mirë ambientin. Në fund të atij sezoni Dinamo shpëtoi jo vetëm “play-out”-in por u rendit në vendin e 6-të dhe si rrjedhojë pati një rinovim automatik të kontratës së Mehmetit për sezonin pasardhës 2024/2025 edhe pse në fshehtësi, drejtuesit dinamovit synonin të vinin në krye të stolit të tyre Ilir Dajën, trajnerin aktual.

Pas dy javëve të para të kampionatit, në gusht të vitit 2024, presidenca e Dinamos arrin marrëveshjen me Dajën dhe “flak” Dritan Mehmetin. Pikërisht për ndarjen jo miqësore dhe në këtë formë, ish-trajneri që siç deklaron edhe vetë, tentoi marrëveshjen që nuk u arrit, e kaloi stiuatën në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Gjyqet Mehmeti-Dinamo

Në fillim çështja kaloi në Zyrën e Zgjidhjeve të Konflikteve në Tiranë e cila i dha të drejtë Mehmetit dhe një shpërmblim financiar prej 12.000 eurosh. Një shifër për të cilën nuk ishte dakord ish-trajneri i bluve dhe e kaloi çështjen në Arbitrazhin Sportiv të Lozanës. Top Channel ka mësuar ekskluzivisht se sot, CAS-s, ka zbardhur vendimin ku i ka dhënë plotësisht të drejtë dhe një kompensim të të gjithë kontratës, duke penalizuar Dinamon me 39.000 euro plus 10% të kamatvonesa. Ndërkohë që sikur mos mjaftojë kjo, Dinamo do të duhet ta paguaj këtë shumë brenda një afati kohor, maksimumi për 2 javë, për të mos patur më pas penalizime sportive që kalojnë tek zbritja e pikëve.

I kontaktuar nga Top Channel Dritan Mehmeti thekson: “Ishte një “betejë” dinjiteti më tepër se financiare, unë nuk jam në garë me trajnerët e tjerë, por të paktën doja të respektohej puna ime nga drejtuesit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB