Kristaq Eksarko, ish-futbollist i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 66-vjeçare. Prej 19 vitesh ishte i paralizuar, ndërsa kohët e fundit vuante edhe nga një sëmundje tjetër. Pavarësisht se luftoi shumë, ashtu siç bëri edhe në fushat e Blerta, Eksarko u dorëzua mëngjesin e 29 dhjetori, por duke lënë pas një histori që nuk zhbëhet.

Kontributi i tij në klubin e Partizanit ka qenë i madh pasi numëron dy tituj kampion të fitutar, të cilëve u shtohet edhe një kupë Republike. Falë nivelit të lartë të lojës të shfaqur në klub ai ia doli që të grumbullohej edhe në Kombëtare, ku ka lënë mbrësa në ndeshje të rëndësishme siç ishin ato me Irlandën e Veriut dhe me Gjermaninë Perëndimore të zhvilluara në vitet ’80.

Dhe kur numëron kaq shumë arritje, ku kolegë të tij dhe futbollistë me kaq arritje në Botë, mungesën e pranisë së tyre për shumë vite të rinisë pranë familjes, ja kanë kompensuar të paktën me para, për të mos patur edhe probleme financiare në vazhdim. Fatkeqësisht në futbollin tonë, figura të tilla si Eksarko janë të shumta që pavarësisht se ishin simbol, ekipi, qyteti apo edhe kombëtareje, problemet financiare i kishin dhe i kanë si të gjithë.

Kështu në rrjetet social mund të gjesh tashmë që kanë kaluar rreth 1 javë nga ndarja nga jeta e legjendës së kuqe, Kristaq Eksarko, një apel për ndihmë financiare, nga një tjetër legjendë e Partizanit dhe e Kombëtares sonë si ish-shoku i tij i ekipit Ylli Shehu. Ai nëpërmjet postimit të një numri llogarie mbankare bën apel për ndihmë për familjen e Kristaqit. Më poshtë po publikojmë edhe ne këtë llogari bankare për tu solidarizuar me emrin e atyre që dhanë aq shumë për të na argëtuar dhe nuk morën asgjë, veç mirënjohjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB