Futbollisti algjerian tall tifozin kongolez në Kupën e Afrikës, pastaj kërkon falje
Çështja e penalltisë së gabuar nga Jonathan David në ndeshjen kundër Lecces vijon të diskutohet në ambientet e Juventusit. Pak çaste para fillimit të sfidës me Sassuolon, trajneri i bardhezinjve, Luciano Spalletti foli për DAZN në lidhje me këtë çështje.
‘Nuk është e nevojshme t’u vini veshin atyre që marrin telefonin, filmojnë dhe thonë se duhej të vendoste Spalletti kush do të gjuante penalltinë-tha trajneri toskan-sepse janë tifozë të skuadrave të tjera që thonë se çfarë duhet të bëjmë ne për të shkaktuar konfuzion. Ne i shkruajmë gjithnjë në një letër në dhomar e zhveshjes kush duhet të gjuajë penalltitë dhe ndaj Lecces ishte shkruar Locatelli dhe Yildiz. Por ata kanë mendjen dhe personalitetin e tyre dhe vendosën të veprojnë kështu dhe në atë pikë nuk është se mund të shkoj t’ i marr topin nga dora dikujt’
Më pas trajneri i Juventus konfirmoi besimin e tij te sulmuesi kanadez që edhe në ndeshjen me Sassuolon ishte titullar
‘David është nga ata lojtarë që në 26-27 penallti ka shënuar 21 në karrierën e tij-vijoi Spalletti-në këndvështrimin tim një qendërsulmues mund të gjuajë një penallti edhe pse nuk është specialist në këtë aspekt. Gjithnjë i kam përcaktuar unë se kush duhet të gjuajë penalltitë, kështu ka qenë dhe ata që nuk i kanë provuar momente të tilla në fushë, të mos vijë të na tregojë këto’
Dhe në fund, Spalletti tha një batutë në lidhje me kthimin e mundshëm të Chiesës te Juventus.
‘Më vjen mirë që më jepni një lajm-ishte përgjigjja e Spallettit-nuk e kam zhvilluar ende një takim të vërtetë për merkaton, të paktën di nga ju ndonjë të re dhe e marr në konsideratë. Përsa më përket mua dhe për aq sa di, është thjesht diskutim i hedhur kështu, por nuk ka ende asgjë konkrete’
Top Channel