Futbollisti algjerian tall tifozin kongolez në Kupën e Afrikës, pastaj kërkon falje
Juventus i përgjigjet suksesit të Romës në javën e 19 të Serisë A dhe mposht Sassuolon në transfertë me rezultatin 3-0. Në Mapei Stadium protagonist për bardhezinjtë u bë Jonathan David që shënoi një gol dhe dha edhe një asist në këtë sfidë duke e udhëhequr Zonjën e Vjetër drejt suksesit.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16 falë autogolit të Muharemovic që me kokë dërgoi në rrjetën e portës së skuadrës së tij një top të ardhur nga krosimi i Kalulu. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për Juventusin. Në pjesën e dytë shpërtheu njeriu më i diskutuar ditët e fundit te Juventusi; Jonathan David i cili ishte aktivizuar si titullar në këtë përballje pavarësisht penalltisë së humbur ndaj Lecces.
Në minutën e 62, David pasoi saktë të Miretti që shënoi golin e dytë për Juventusin, ndërsa më pas sulmuesi kanadez shfrytëzoi një gabim në kthimin e topit të Idzes duke shënuar golin që vulosi fitoren 3-0 të Juventusit që e mbyll fazën e parë të kampionatit me 36 pikë, po aq sa edhe Roma, ndërsa Sassuolo mbetet me 23 pikë.
Top Channel