Roma mposhti Leccen në ndeshjen e javës së 19 të Serie A dhe rigjeti suksesin në transfertë, por pas ndeshjes, trajneri i verdhekuqve, Gian Piero Gasperini në mënyrë të papritur nuk u paraqit para medias për deklaratat pas sfidës.

Mungesa e tij nuk kishte të bënte aspak për humbje të zërit apo për ndonjë ngjarje të paparashikuar. Në fakt, klubi nuk nxori asnjë motiv zyrtar, por sipas Sky Sport, heshtja për shtyp e trajnerit është e lidhur me një lloj ‘tensioni’ për situatën që ka të bëjë me merkaton e transferimeve. Dhe kështu trajneri Gasperini preferoi të evitojë pyetjet në lidhje me këtë çështje.

Ndërkaq, te Roma janë ndezur sirenat e alarmit për Artem Dovbyk. Sulmuesi ukrainas që hyri në fushën e lojës në vend të Ferguson dhe autori i golit të dytë të Romës, u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 86 për një problem në aduktor. Futbollisti do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore që sdo të japin përgjigje më të sakta për shkallën e dëmtimit dhe kohën që ai do të qëndrojë jashtë fushave të lojës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB