Moti i keq në vend, anulohet për herë të parë në dy dekada ceremonia e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik

06/01/2026 10:29

Uji i bekuar, moti i keq dikton për herë të parë anulimin e ceremonisë, të paktën në dy dekadat e fundit.

Besimtarët e krishterë kremtojnë sot Pagëzimin e Zotit Jezus Krisht dhe me këtë rast Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti” të Durrësit.

Ndërkaq në orën 10:30, pas Bekimit të Ujit në kishë, ishte parashikuar që Kryepiskopi të kryente procesin e hedhjes së Kryqit në detin Adriatik në port, por për shkak të motit ky proces nuk do të bëhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB