Manchester United, Gary Neville bën apelin: Mjaft më me eksperimente, Barcelona nuk do ta ndryshojë stilin e saj për asgjë në botë

06/01/2026 19:52

Ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Nevillë bëri apelin ndaj ish skuadrës së tij duke i kërkuar që të mos eksperimentojë më me trajnerët dhe të emërojë dikë që i përshtatet stilit tradicional të lojës së Djajve të Kuq pas shkarkimit të Ruben Amorim.

Manchester United konfirmoi se në pankinë, për ndeshjen e së mërkurës ndaj Burnley në kampionat do të jetë Darren Fletcher teksa vijon kërkimet për pasuesin e Amorim.

‘Mjaft më me eksperimente-deklaroi Neville për Sky Sports-gjithnjë jam ndjerë krenar për atë që është ky klub; një futboll aventurier dhe emocionues me futbollistë të rinj dhe që argëtojnë publikun. Duhet të marrin përsipër rreziqe dhe të kenë guximin të luajnë një futboll ofensiv dhe agresiv’.

Ruben Amorim, që ishte trajneri i 10 i Manchester United që nga largimi i Sir Alex Ferguson që u tërhoq në vitin 2013, u kritikua për formacionin e tij 3-4-3 dhe për komentet publike për futbollistët e tij duke e theksuar se është ndoshta skuadra më e dobët në historinë e klubit

‘Barcelona nuk do të ndryshojë stilin e lojës për asgjë në botë dhe besoj se edhe Manchester United nuk duhet ta ndryshojë për askënd-shtoi Neville-klubi duhet të gjejë një trajner me eksperiencë dhe të gatshëm për të luajtur futboll të shpejtë, argëtues dhe sulmues’.

Pas 20 ndeshjeve në Premier League, Manchester United është në vendin e 6 me 17 pikë më pak se Arsenali kryesues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB