Algjeria dhe Bregu i Fildishtë janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara për në çerekfinale të Kupës së Afrikës. Skuadra algjeriane e drejtuar nga Vladimir Petkovic, eliminoi në 1/8 e finaleve Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 1-0, një fitore kjo e arritur vetëm në kohën shtesë pasi koha e rregullt u mbyll me barazimin 0-0.

Momenti vendimtar i kësaj ndeshjeje ishte pikërisht minuta e 119 kur të gjithë po mendonin se sfida po shkonte drejt penalltive kur Algjeria shënoi me Boulbina për të fituar 1-0 dhe tani në çerekfinale do të përballet me Nigerinë, një sfidë kjo ku Algjeria do të duhet të bëjë pa Bennacer që e la parakohe fushën e lojës për arsye dëmtimi.

Ndërsa Bregu i Fildishtë e shkroi emrin mes 8 më të mirave të kontinentit Afrikan pasi eliminoi Burkina Fason të cilën e mundi me rezultatin 3-0. Rezultatin e kësaj ndeshjeje Bregu i Fildishtë e zhbllokoi në minutën e 20 me Amad Diallo. Vetëm 12 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë i shënuar nga Diomande. Kur kishin mbetur 3 minuta nga fundi i ndeshjes, Bregu i Fildishtë vulosi fitoren 3-0 dhe kualifikimin për në çerekfinale me golin e Toure.

Kundërshtari i Bregut të Fildishtë në çerekfinale do të jetë Egjipti i Mohamed Salah, një ndeshje kjo që do të luhet ditën e shtunë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB