Roma rikthehet te fitorja në kampionatin italian të futbollit. Skuadra verdhekuqe iu imponua Lecces në Via del Mare duke e mundur me rezultatin 2-0 me trajnerin Gian Piero Gasperini që shkon në kuotën e 1000 pikëve në karrierën e tij duke u bërë trajneri i 6 që e arrin këtë kuotë pikësh në Serie A pas Trapattonit, Rocco, Liedholm, Allegrit dhe Spallettit.

Ai që zhbllokoi ndeshjen në tokën puljeze ishte Ferguson që në minutën e 14 që pas një asisti të Paulo Dybalës, ndërsa në minutën e 38, Pisilli pa t’i anulohej goli i dytë për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Romës me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë, në minutën e 58, Lecce iu afrua golit të barazimit me Pierottin, ndërsa në minutën e 71, Roma i dha një goditje tjetër skuadrës puljeze, teksa shënoi golin e dytë me Dovbyk.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Romës që e mbyll fazën e parë të Serie A me 36 pikë, ndërsa Lecce mbetet me 17 pikë, por ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB