Futet banori i dytë për sonte në Big Brother VIP, Erik Lloshi i bashkohet garës
Pas sfidës që Vëllai i Madh i dha banorëve duke i futur në ‘Akuarium’, kanë nisur debatet në ‘Prime’ e sotëm.
Stenaldo është shprehur se Brikena thjeshtë është viktimizuar pas skenës në dush, ndërsa banorja u shpreh se ndihej se privatësia po i kërcënohej.
Pjesë nga debati:
Stenaldo: Brikena dhe Mali po viktimizohen, të marrësh një moment loje dhe të thuash filani më goditi, Brikena ka hyrë me një ide prej shënjtori, nuk e di ca aspekti i mendjes ja jep këtë.
Brikena: Unë nuk jam viktimizuar, unë kam qenë duke u larë dhe ai erdhi me një shishe ujë në dorë, por unë nuk e bëra të madhe.
Stenaldo: Është lojë.
Brikena: Më vjen shumë keq.
Mali: Nëse sot e tolerojmë një gjë të tillë, nuk e di çfarë do të ndodhë më vonë.
Juela: në momentin që ti hysh në dush dhe në atë moment po bënë diçka shumë intime, dua të them që nga video duket që Brikena ishte në siklet në ato moment, duke mbajtur peshqirin, thirri dhe Mirin për ndihmë. Ky është një shembull shumë i mirë për ne që të mësojmë që kur ka sfida ka limite që nuk duhet prekur.
Mali: Këto prekjet s’janë gjë hiç, nuk ia vlejnë të diskutohen. Diçka më shumë mund të ndodhë pas kësaj që ndodhi brenda 17 ditëve.
Top Channel