Top Story/ Rrëfimi i gazetarit nga Karakasi pas kapjes së Maduros: Ika sa ai vodhi zgjedhjet, pa SHBA nuk mund ta rrëzonim

05/01/2026 21:26

Pas arrestimit të presidentin të Venezuelës, Nicolas Maduro, gazetari Felipe Torres Gianvittorio nga Karakasi, i cili ishte larguar nga vendin pas zgjedhjeve të vitit 2024, ka deklaruar se ata presin që në vendin e tyre të ketë një tranzicion dhe zgjedhje të lira.

Në një lidhje live në ‘Top Story’, gazetari ka treguar se ata kishin nevojë për ta rrëzuar Maduron por ishin të qartë se këtë nuk e bënin dot pa SHBA-në.

“Po është e vërtetë kam lindur në Karakas. U largova prej andej pas zgjedhjeve të tetorit që fitoi Maduro, ose mendoi se fitoj, para 1 viti e gjysmë në 2024.

Arsyeja kryesore ishte që u largova ishte se më ofruan një bursë për Master në Republikën Ceke, për gazetari. Unë prisja me padurim të punoja si gazetarë në Venezuelë por në rastin tim ishte e pamundur sepse hetoja gjëra që kishin të bënin me politikë, që ishte e pamundur të lejohej.

Ne venezuelasit jemi të vetëdijshëm për vendimet e SHBA-së, është shkelje e sovranitetit, por për ne të drejta tona janë dhunuar si shumë vende të tjera ndërkombëtare. Duke qenë se ne dimë që SHBA vjen për të përdorur burimet tona, njerëzit në Venezuelë duan që të largojnë Maduron nga pushteti.  

Për ne rezultati idealë do të ishte që vetë ushtria jonë të largonte Maduron por problemi është që të dyja palët bashkëpunojmë me njëra tjetrën. Pushteti do ushtrinë që të qëndrojë në pushtet dhe anasjelltas. Edhe nëse do të kishim tentuar vetë të pakta janë shanset që të arrinin në këto përfundime pa SHBA. Për Venezulenë unë pres që të ketë një tranzicion, zgjedhje të lira, që të dyja palët të vendosin se kush do të drejtojë vendin. Unë si venezuelas e kuptojë këndvështrimin e SHBA. Është një ilaç i hidhur por duhet ta gëlltisim”, u shpreh gazetari Felipe Torres Gianvittorio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB