Novak Djokvic befason teksa largohet nga Shoqata e Tenistëve Profesionisë, sindikata e lojtarëve të cilën ai e themeloi në bashkëpunim me Vasek Pospisil dhe që vitin e kaluar ngriti padi ndaj organeve drejtuese të kësaj disipline sportive, duke shkruar në rrjetet sociale se vlerat dhe qasja e tij nuk janë më në një linjë me atë të drejtuesve organizatës aktualë të organizmit.

Tenisti serb, fitues i 24 titujve Grans Slam në US Open 2020 bëri të ditur se ai dhe kanadezi Vasel Pospisil, tashmë i tërhequr krijuan PTPA. Në mbrëmjen e së dielës në një postim në X, Djokovic deklaroi se është vazhdimisht i shqetësuar për transparencën e qeverisjes dhe për mënyrën sesi zëri dhe imazhi i tij janë përfaqësuar

Në muajin mars, Shoqata e Tenistëve Profesionistë PTPA tentoi të ngrejë një padi kolektive  kundër turneve të tenisit për meshkuj e femra, Federatës Ndërkombëtare të Tenisit dhe Agjencisë për Integritetin Sportiv, duke i akuzuar organizmat për abuzim sistematik, praktika antikonkurruese dhe përcmim ndaj mirëqënies së lojtarëve. Më vonë edhe organizatorët e 4 turneve të mëdhenj Grand Slam u vunën nën akuzë. Djokovic nuk ishte mes paditësve në momentin e ngritjes së padisë, ndërsa Pospisil dhe lojtarët e tjerë po. Kjo sepse, sic e tha vetë Djokovic në mars, ai dëshironte që tenistët e tjerë të ndërmerrnin hapa para.

Djokovic më pas në njoftimin e tij tha se do të fokusohet te loja e tenisit, familja dhe në kontributin e tij në sport në mënyrë që të reflektohen principet dhe integriteti i tij. Ai e mbylli postimin e tij duke uruar më të mirën për lojtarët e përfshirë, por për të ky tashmë është një kapitull i mbyllur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB