Viti 2026 ka nisur mjaft mirë për legjionarët shqiptarë, të cilët kanë spikatur me paraqitje vendimtare në fushë.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një ndeshje të madhe me Atalantën në fitoren minimale 1-0 ndaj Romës. Mbrojtësi kuqezi ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke e shpëtuar disa herë nga goli skuadrën e tij dhe në fund të takimit u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Më i miri në ndeshjen mes Veronës dhe Torinos ishte sërish një lojtarë i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli. Një paraqitje shumë të mirë zhvilloi qendërmbrojtësi tjetër kuqezi duke kontribuar në një fitore shumë të ërëndësishme të Torinos në transfertë me shifrat 3-0. Ismajli dhuroi dge një assist alla Pirlo ndaj, për golin e tretë dhe të fundit të takimit, ndërkohë që gjërat janë krejtësisht në krah të kundëfrt për mesfushorin tjetër kuqezi të Torinos Kristjan Asllani i cili e pa këtë ndeshje të gjithën nga stoli dhe drejtuesit e klubit të zhgënjyer prej tij po mendojnë rikthimin e tij tek Interi.

Jasir Asani e nisi vitin e ri me gol, duke gjetur rrugën e rrjetës me penallti në fitoren 2-1 të Esteghlal ndaj kryesuesve të kampionatit iranian, Sepahan. Falë këtij triumfi, diferenca mes Esteghlal dhe Sepahan është vetëm 5 pikë, ndërsa për Asanin ky ishte goli i shtatë sezonal në kampionat. Me gol e nisi vitin e ri edhe Anis Mehmeti, i cili shënoi në fitoren e thellë 5-0 të Bristol City ndaj Portsmouth.

Me skuadrat e tyre dhanë kontribut edhe disa legjionarë të tjerë, si Ylber Ramadani, Armando Broja dhe Rey Manaj, ndërsa në disa kampionate në Europë dhe botë viti futbollistik nuk ka nisur ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB