Guanyu Zhou do të jetë piloti rezervë i Cadillac në Botërorin e Formula 1 të këtij viti. Piloti kinez i bashkohet skuadrës amerikane që do të bëjë debutimin në kampionatin më të rëndësishëm të garave automobilistike, në rolin e pilotit rezervë, ndërkohë që ata titullarë do të jenë Valtteri Bottas dhe Sergio Perez, ndërsa në rolin e kolaudatorit është Colton Herta që do të garojë në kampionatin e Formula 2.

I lindur në Shanghai, Zhou deri tani është i pari dhe i vetmi pilot kinez në Formula 1 që ka një eksperiencë. Karriera e tij me 68 gara të zhvilluara në këtë kampionat, nisi në 2022 me Alfa Romeo me të cilën mori 3 pikë duke përfshirë edhe debutimin në Cmimin e Madh të Bahreinit.

Zhou menjëherë fitoi reputacionin e një njeriu që punon në skuadër, i shpejtë dhe punëtor duke vijuar me skuadër në 2023 e grumbulluar 3 pikë. Zhou qëndroi në skuadër edhe kur ajo u bë Kick Sauber në 2024 dhe me të cilën regjistroi vetëm një garë në zonën e pikëve, në Cmimin e Madh të Katarit.

Piloti 26 vjecar kinez, përcon te Cadillac një eksperiencë të çmuar të fituar në 2025 te Ferrari që në 2026 do të furnizojë skuadrën amerikane të Formula 1 me njësinë e fuqisë së motorit dhe grupin e marsheve. Guany Zhou ka plotësuar programe të ndryshme në pistë, Simulator dhe TPC(Testing of Previous Cars) për skuderinë në 2025 si pilot rezervë duke fituar esperiencë të rëndësishme përpara rolit të tij të ri te skuadra e Cadillac

Përpara se të hynte në Botërorin e Formula 1, Guanyou ka regjistruar 20 podiume me 5 fitore në 3 vjet në Formula 2, kampionat të cilin në 2021 e mbylli në vendin e 3. Po në 2021 ai fitoi Kampionatin Aziatik në F3, ai ka fitore edhe në Kampionatin Evropian të Formula 3 dhe në Kampionatin Italian të Formula 4.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB