“Askush nuk derdhi lot se iku Maduro”, gazetarja në ‘Top Story’: Regjimi i tij ende nuk ka rënë, ai nuk solli asnjë të mirë për vendin

05/01/2026 21:54

Gazetarja Rosalba Bejdo është shprehur se nga regjimi i Maduros nuk kishte asgjë të mirë për vendin, dhe se askush nuk ka derdhu lot se iku Maduro nga drejtimi i vendit.

E ftuar sot në ‘Top Story’, Bejdo u shpreh se regjimi i tij nuk ka rënë akoma në vend.

“Kulmimi i një operacioni të gjerë që ka nisur që në shtator, që kur u bombarduan disa anije me drogë dhe u vranë 130 persona. Jemi dakord të gjithë që nga regjimi i Maduros nuk kishte asgjë të mirë për vendin, askush nuk ka derdhu lot se iku Maduro.

Në momentin kur Trump thotë që ne do të kontrollojmë Venezuelën, nuk është normale që ti të pretendosh se po i rikthen demokracinë atij vendi, ku liderja e opozitës nuk bëhet udhëheqëse. Duket se ka një marrëveshje sepse aty regjimi i Maduros nuk ka rënd ende. Kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me një nga mbështetësit kryesor të Maduros”, u shpreh gazetarja Rosalba Bejdo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB