Gazetari nga Venezuela Felipe Torres Gianvittorio, i cili aktualisht ndodhet në Spanjë, ka dhënë një intervistë ekskluzive këtë mbrëmje në emisionin Top Story me Grida Dumën, në Top Channel.
Ai foli për aksionin e SHBA dhe arrestimin e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro dhe të shoqes.
I pyetur sesi ishte situata në Venezuelë, në lidhje me korrupsionin dhe trafikun e drogës, ai tha: Këto janë akuza nga SHBA për të justifikuar veprimet e tyre. Regjimi i Venezuelës ka marrë pjesë në trafikimin e drogës si pjesë e kartelit që njihet si karteli i Soles, në të cilin lehtësonin qarkullimin e drogës. SHBA këtë pretendon vitet e fundit, sidomos gjatë presidencës së Trump. Këto aktivitete ndodhin në Venezuelë dhe nuk e kishim një shtet të së drejtës për t’i hetuar ato.
Ndërkohë, Grida Duma e ka pyetur se kur mendon se mund të kthehet në Venezuelë, teksa ai tha se kjo do të ndodhë vetëm kur të ndërrohet regjimi.
“Është një pyetje e vështirë, nuk mendoj se mund të them deri sa të ndërrojë regjimi. Këtë e thonë dhe shumë venezuelianë të tjerë”, tha ai.
Top Channel