Presidenti Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

04/01/2026 18:53

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar të dhëna statistikore mbi përfitimin e ndihmave sociale nga komunitetet emigrante në Shtetet e Bashkuara, ku në fokus janë edhe familjet me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria.

Sipas këtyre të dhënave, 46% e familjeve nga Kosova që jetojnë në SHBA përfitojnë ndihmë sociale, duke e renditur Kosovën ndër vendet me përqindje të mesme të përfituesve. Ndërkohë, Shqipëria renditet me 41.3%, një shifër gjithashtu e konsiderueshme krahasuar me shumë vende të tjera.

Statistikat i referohen familjeve emigrante që përfitojnë programe të ndryshme ndihme sociale, përfshirë mbështetje financiare, ushqimore apo shërbime të tjera shtetërore.

Publikimi i këtyre shifrave vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm në SHBA mbi emigracionin dhe politikat sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB