Sir Alex Ferguson është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, por karriera e tij mund të kishte marrë një rrjedhë krejt tjetër pas një përplasjeje të fortë me të atin dhe një incidenti të rëndë në rininë e tij.

Ikona e Manchester United, që feston sot 84-vjetorin, ka pranuar se në fillim të viteve ’60 “doli nga shinat” pasi nuk ishte titullar i rregullt te St Johnstone. I zhgënjyer nga futbolli dhe nën presionin e jetës si lojtar me kohë të pjesshme, Ferguson iu kthye alkoolit, gjë që solli konflikt të ashpër me familjen dhe veçanërisht me të atin.

“Nuk flisnim për dy vite, nga 1961 deri në 1963. Një natë dola, u deha, u përfshiva në një sherr dhe përfundova në burg. U gjobita me 3 paund. Ishte një periudhë që gjithmonë e kam si pendim”, ka rrëfyer Ferguson në dokumentarin Sir Alex Ferguson: Never Give In.

Megjithatë, një ndeshje ndryshoi gjithçka. Një tripletë ndaj Rangers u bë pika e kthesës, jo vetëm në karrierën e tij, por edhe në marrëdhënien me të atin. “Ishte ndeshja më e rëndësishme e jetës sime. Doja të shkoja në shtëpi që babai im të ishte krenar. Kur më tha ‘kjo është djali im’, e dija se gjithçka kishte ndryshuar,” u shpreh Ferguson. Nga ajo pikë, karriera e tij mori hov, duke kulmuar me një epokë legjendare te Manchester United: 13 tituj të Premier League, dy Liga të Kampionëve, pesë FA Cup dhe katër League Cup, duke e kthyer klubin në një nga më të suksesshmit në histori.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB