Skandali në Federatën Argjentinase të Futbollit; kontrolle të reja në selinë e institucionit
Manchester United dhe Chelsea barazojnë.
Raundi i mesjavës që është i 19-ti në kalendarin e Premier League, pa Arsenalin të fitonte ndeshjen e madhe kundër Aston Villas. Skuadra e Artetas mundi ekipin e Emery 4-1 në Emirates, duke i shkëputur ata me 5 pikë në krye të klasifikimit dhe në të njëjtën kohë, duke i dhënë fund serisë pozitive të rezultateve të Villas.
Gabriel shënoi golin që solli zhbllokimin e ndeshjes në minutën e 48-të, ndërsa Zubimendi dyfishoi epërsinë në minutën e 52-të dhe Trossard shtoi një të tretë në minutën e 69-të. Gabriel Jesus gjithashtu iu bashkua festimeve në minutën e 78-të, duke zbuluar një fanellë me sloganin “Unë i përkas Jezusit”, e bërë e famshme nga bashkëkombësi i tij Kaká pas fitores së Milanit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2007 kundër Liverpoolit.
Nga ana tjetër Watkins shënoi një gol ngushëllimi për Aston Villan në minutën e 94-të. Kështu, “Topçinjtë” u ngjitën në kuotën e 45 pikëve dhe i ju shkëputën me 6 pikë Aston Villas. Manchester City i Guardiolës do të duhet të përgjigjet në natën e Vitit të Ri kundër Sunderland për të qëndruar në gjurmët e Artetas.
Ndërkohë Manchester United barazoi 1-1 me Wolves, ndërsa Chelsea nuk shkoi më tepër se një barazim 2-2 me Bournemouth. Nga ana tjetër Newcastle festoi, pasi arriti të fitonte me shifrat 3-1 përballë Burnley të Armando Brojës i cili edhe në këtë ndeshje la shenjën e tij duke dhuruar asistin e golit të vetëm të skuadrës së tij në këtë përballje. Ndërkohë Evertoni mundi Notingham Forest 2-0 dhe Brighton barazoi me shifrat 2-2 me West Ham.
Top Channel