Botërori, Gianni Infantino mburret: Në 2 javë janë bërë 150 milionë kërkesa për bileta
Gianluigi Donnarummës përjetoi një verë intensive për transferimin e tij nga Paris Saint Germain te Manchester City, një operacion që u mbyll vetëm në ditët e fundit të merkatos.
Agjenti i portierit, Enzo Raiola në një intervistë për Radio Sportiva foli për merkaton e janarit që do të hapet pas pak ditësh dhe në këtë pikë ai nuk mund të linte pa përmendur Donnarummën që është një prej klientëve të tij.
‘Donnarumma? Për të kjo verë ishte shumë intensive duke parë edhe atë çfarë ndodhi në Paris, ndoshta në një të ardhme do të shpjegojnë se çfarë ndodhi në vlerësimet e tyre, por tani po i gëzohemi një arritje të madhe të Manchester City-tha Raiola-Kur Gigio shkoi atje, gjërat u përmirësuan në nivel rezultatesh dhe tani Manchester City po lufton me Arsenalin për kreun e klasifikimit. Në janar do të jenë shumë ndeshje, por 6 muajt e parë shkuan mirë. Ai dhe klubi janë të kënaqur dhe çdo gjë është shumë mirë’
Më pas Raiola foli për raportin mes Donnarummës dhe kombëtares italiane si dhe për obsesionin e portierit 26 vjeçar
‘Pas pak muajsh do të jetë një fazë delikate me Kombëtaren, të cilën ai e ka shumë për zemër-shtoi Enzo Raiola-këtë verë donte të organizonte dasmën, por shtyu gjithçka sepse në fillim është impenjimi me ‘Të Kaltrit’. Ai kërkoi të ishte i përqendruar te momenti dhe mendon vetëm për klubin dhe Italinë, kjo edhe për faktin se dëshiron me gjithë shpirt të shkojë në Botëror’
Te Manchester City, Gianluigi Donnarumma duket se ka krijuar një raport miqësie me Erling Haaland dhe Raiola foli edhe për këtë.
‘E krijoi këtë raport me Haaland që në ditën e parë, kjo edhe për faktin se që të dy në të kaluarën kanë qenë pjesë e agjencisë sonë-tha Raiola-pas ndarjes nga jeta të Mino, ndjenja e miqësisë ka mbetur, Haaland edhe në aspektin karakterial i ngjan Donnarummës. Janë dy djem të shkëlqyer dhe ky ishte elementi kryesor. Guardiola është një ndër trajnerët më të mirë në futbollin modern, për të kryesuar në këtë punë, është i rëndësishëm menaxhimi i lojtarëve dhe ai po ia del shumë mirë’.
Top Channel