Merkatoja e dimrit mund t’i bëjë Juventusit një dhuratë surprizë. Mes emrave të ndryshëm që kanë dalë si përforcim i bardhezinjvë, shfaqet ai i Federico Chiesa. Italiani është te Liverpool prej një viti e gjysmë, por atje ai ka gjetur shumë pak hapësira dhe tani sulmuesi mund të kthehet në Torino dhe ndoshta do të tentojë të fitojë mundësinë për të qenë pjesë e kombëtares italiane.

Luciano Spalletti e ka vlerësuar gjithnjë Chiesën madje e ka përkufizuar ‘Sinneri ynë’ kur ai ishte në pankinën e Të Kaltërve përpara pak muajsh. Trajneri toskan ka nevojë për modifikim në repartin e sulmit dhe Chiesa duket se është lojtari i duhur për rolin dhe talentin e tij në mënyrë që edhe Yildiz të ketë mundësi të bëjë ndonjë pushim

Sipas ‘Gazzetta Dello Sport’ për momentin kjo histori është pak më shumë se një ide, por të dyja palët po e mendojnë një operacion ëtë tillë. Ideja është që Chiesa të kthehet te Juventus në formë huazimi deri në fund të sezonit duke parë se Zonja e Vjetër nuk ka ndërmend të investojë paratë në janar. Por në anën tjetër është Liverpooli që po bën shumë pak për Chiesën. Slot e vlerëson, por nuk po e aktivizon dhe Chiesa duket se është lodhur së prituri shansin e tij në një vend ku vetëm tifozët e ‘The Reds’ e duan.

Në pritje për të kuptuar nëse ky operacion do të realizohet, Comolli po përpiqet të kënaqë Spallettin në fronte të tjera, duke nisur nga mesfusha. Për Tonalin dhe Hojbjerg është thënë se do të diskutohet në verë, kështu që Juventus ka hedhur sytë nga Guido Rodriguez, që nuk po gjen hapësira te West Ham dhe mund të transferohet në Torino me një operacion me kosto të ulët e ndoshta edhe me huazim.

Një tjetër pikë delikate është krahu i djathtë, ku Joao Mario nuk po bind dhe mund të largohet nga Juventusi. Brooke Norton-Cuffy është i pari në listën e dëshirave të torinezëve dhe prej kohësh po punohet për ardhjen e tij. Drejtori Sportiv Ottolini që kaloi te Juventusi pasi la Genoan është celësi i duhur për të gjetur një akord për 20 milionë euro për blerjen përfundimtare të kartonit të futbollistit ndoshta duke përfshirë në tratativa edhe Mattia Perin, që është gati të largohet nga Piemonte për të shkuar në Liguria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB