Ronaldo dhe Félix shënojnë për Al Nassr, por Wijnaldum ndal serinë e fitoreve/ Tifozët thërrasin “Messi, Messi” pas barazimit (Video)
Eksperienca nuk mungon. Guido Rodriguez, 31 vjeç ka fituar një Botëror dhe 2 Kupa të Amerikës me Argjentinën, ka pasur sukses në vendlindje, Meksikë dhe Spanjë me Betis Sevilla. Por ajo që i mungon është afirmimi në Premier League, kampionati që zgjodhi në 2024 për të vijuar karrierën pasi i skadoi kontrata me skuadrën që e solli në futbollin evropian.
Gjërat për Rodriguez me West Ham shkuan keq që në fillim dhe në këtë sezon, i dyti i tij në Londër, ato po shkojnë akoma më keq aq sa Juventus po mendon seriozisht për të për të përforcuar mesfushën me skuadrën torineze që është vetëm klubi i fundit në listën e pretendentëve për shërbimin e argjentinasit dhe që kanë pyetur nëse Guido Rodriguez është apo jo në shitje dhe përgjigjja e Hammers është e njëjta: po, Rodriguez është në merkato. Por në këtë pikë fillimisht duhet bindur futbollisti që të pranojë se eksperienca e tij në Angli dështoi.
Rodriguez është shembulli perfekt i mesfushorit që vendoset para mbrojtjes që i përket shkollës argjentinase, është një futbollist që udhëheq lojën, lidh dhe mban ritmin e skuadrës. Pikërisht, ajo që nuk mundi dot të realizojë te West Ham ku ngeli në klasë thuajse menjëherë, sepse konsiderohej shumë i ngadaltë për futbollin anglez. Por faji nuk është vetëm i tij; West Ham në dy sezonet e fundit ka qenë një skuadër katastrofë, pa suksese, me gabime në merkato dhe me trajnerë që ndryshonin vazhdimisht.
Dhe këto nuk e ndihmuan një futbollist si Guido Rodriguez që kishte nevojë të përshtatej si me një kulturë të re(hera e parë që shkonte në një vend ku spanjishtja nuk ishte gjuha kryesore) ashtu edhe me një kampionat të ri. Një shembull për të treguar si shkuan gjërat te West Ham gjatë 18 muajve të Rodriguez në Londër; ai u prezantua në verën e 2024, argjentinasi kishte nënvizuar sesa vendimtare ishte prania e Julen Lopetegui në pankinën e West Ham në zgjedhjen e tij. Spanjolli u shkarkua nga Hammers në janar të 2025 duke u zëvendësuar nga Graham Potter, i cili u shkarkua në 27 shtator duke ia lënë vendin Nuno Espirito Santo. Tani është portugezi në stolin e West Ham por situata është kaq e rëndë sa zërat për shkarkimin e tij po bëhen më të forta se ato për një largim të mundshëm të Rodriguez.
Top Channel