“Forbes” i bën llogaritë Beyonces, shpallet miliardere: Këngëtarja e pestë me pasuri 10-shifrore
I ftuar sonte në “Top Story” nga Grida Duma, anëtari i kryesisë së PDK, Adri Nurellari komentoi rezultatin që partia e tij mori në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Nurellari shprehu se data e vendosur për zgjedhje ishte absurde, sipas tij ajo ishte inxhiniering i mazhorancës për të marrë më shumë vota nga emigrantët që vijnë në kohën e festave duke marrë parasysh së edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit LVV mori 55% të votave të diasporës.
“PDK padyshim që ka nevojë për një ripërtëritje. PDK ndryshe nga partitë e tjera opozitare ka reaguar menjëherë ndaj rezultateve, e fundit ishte për zgjedhjet lokale. Këtu nuk ka një rezultat shumë të ndryshëm nga ai i shkurtit. Ka qenë një inxhiniering mendoj unë nga data e zgjedhur, për të manipuluar votën e LVV dhe për të minimizuar atë të opozitës. Në shkurt Kurti mori 55% të votave të diasporës, po në shkurt 38% e banorëve të Kosovës votuan Kurtin, 62% votuan kundër. Vendosja e datës 28 bën që nëse ikin 100 mijë qytetarë, i bie të ikin 62 mijë vota të opozitës dhe 32 mijë të Albin Kurtit, këtë e them për ilustrim. Kjo mazhorancë e ka zvarritur procesin e që të vendosej pikërisht kjo datë që i konvenonte sepse vijnë diaspora që ata e fituan në shkurt. Ka vendosur një datë absurde, arbitrare, gjë që nuk ndodh në botë”, u shpreh Nurellari.
Top Channel