Serbi mori çmimin “Sportisti i Vitit” në ceremoninë madhështore të ndarjes së çmimeve Globe Soccer, me Cristiano Ronaldon, i cili është gjithashtu ishte dhe personi që e krijoi këtë çmim dhe njeriu që ja dorëzoi këtë vlerësim tenistit legjendar.

Të dielën, më 28 dhjetor, u mbajt ceremonia e nderjes së çmimeve Globe Socceer Awards, një ceremoni që mbahet që nga viti 2010. Në këtë mbrëmje, vlerësohen lojtarët, trajnerët dhe ekipet më të mira nga skena botërore e futbollit. Cristiano Ronaldo është mbajtësi i rekordit për çmimet e lojtarit më të mirë, prandaj ai krijoi vetë një çmim, të cilin e quajti “Sportisti i Vitit” dhe i drejtohet atletit më të mirë jashtë futbollit. Ky çmim u fitua nga Novak Djokoviç, i cili mori pjesë në ceremoni për ta marrë atë nga krijuesi i tij, Cristiano Ronaldo.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, dy atletët e mëdhenj thanë fjalë shumë të mira për njëri-tjetrin.  Fillimisht, portugezi tha:  “Është e rëndësishme sepse, siç e dini, unë jam një person që ndjek sfidat. Futbolli është jeta jonë, jeta ime. Por për mua, sporti do të thotë më shumë sesa thjesht futboll. Për mua, është një epokë e re, është koha të hapim mendjet tona ndaj sporteve të tjera, prandaj e krijova këtë çmim. Bota duhet të shohë gjëra të ndryshme me cilësi të madhe. Unë e dua futbollin, por më pëlqejnë edhe sportet dhe personalitetet e tjera. Mësoj nga njerëz të tjerë, nga sporte të tjera.
Është gjithmonë mirë të mësosh nga gjëra të tjera. Kur krijuam këtë çmim, menduam për këtë, duke krijuar një epokë të re. Për mua, është një gëzim i madh. Është hera e parë që jepet ky çmim dhe për mua, është fantastike të jem pjesë e tij.”

Më pas ishte rradha e tenistit serb për të thënë dy fjalë pas këtij vlerësimi: “Të jem këtu është një privilegj dhe një nder, të marr çmimin nga një tjetër legjendë sportive është një ëndërr e bërë realitet. Nuk e prisja. Jam një tifoz i madh i futbollit, erdha këtu për të festuar një vit të pabesueshëm, nuk mund të isha më i lumtur.”

Ndërkohë që Ronaldo shton në fund: “Nuk dua të flas shumë, preferoj që të flasë ai. Por për mua, ai është një shembull. Kur je shembull, trofetë vijnë natyrshëm. Për mua, ai është një shembull jetëgjatësie, ne kemi një histori të ngjashme… Për mua, ai është një shembull për të gjitha brezat. Ai e meriton.”

Çmimet e tjera u dominuan nga Paris Saint-Germain dhe Barcelona, ​​​​siç pritej. Dembele u shpall lojtari më i mirë i vitit, i ndjekur nga Yamal si sulmuesi më i mirë, ndërsa Vitinya ishte mesfushori më i mirë. Paris u shpall skuadra më e mirë për vitin 2025 dhe Luis Enrique ishte trajneri më i mirë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB