Atalanta-Inter ishte një mdeshje e mbyllur që do të kujtohet për fat të keq, për gabimin e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, ku si rrallë herë ishte i vlerësuar me notën më të ulët në vlerësimin e specialistëve pas takimit.

Madje ishte gabimi i tij që solli edhe golin e vetëm të zikaltërve pasi Lautaro Martinez nuk gabon.

Ndodh shumë rrallë që Gjimshiti jo të jetë më pak i vlerësuari, por edhe “shkaktari” i humbjes me gabimin e tij. Kjo ka sjellë edhe reagimin prej lideri të futbollistit kuqezi. Në rrjetin social Instagram, Gjimshiti shkruan: Më vjen keq për shokët e skuadrës dhe tifozët, për gabimin që bëra dhe që ndryshoi lojën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB