Manchester City kishte nevojë për një revolucion në merkaton e verës, pas një sezoni 2024/25, ndër më të dobëtit të tij në dekadën e fundit, që u mbyll pa asnjë titull dhe në vendin e tretë në Premier Leagure me 13 pikë më pak se kampionët e Liverpool. Për këtë arsye, Pep Guardiola u desh të kërkonte përforcime në skuadër.

Pa Kevin De Bruyne, Akanji, Kyle Walker, Ederson, Jack Grealish, Gündogan dhe duke u treguar i kujdesshëm me Rodri, klubit anglez i duheshin urgjentish blerje të reja për t’u kthyer të ishte si skuadra më e mirë e Anglisë. Pasi shpenzoi mbi 206 milionë solli në radhët e tij lojtarë të një niveli të lartë si Tijjani Reijnders, Aït-Nouri, Rayan Cherki dhe Gianluigi Donnarumma. Këtyre iu shtohet edhe vlera prej 31 milionë eurosh që u paguan për James Trafford si dhe shifra e shpenzuar për blerjen e Nico González, Marmoush dhe Khusanov në merkaton dimërore.

Koha i dha të drejtë Guardiolës me zgjedhjet që bëri. Donnarumma ishte padyshim një goditje në shenjë teksa në Etihad erdhi kampioni në fuqi i Ligës së Kampioneve. Italiani bëri që të harrohet Ederson dhe kaloi në plan të dytë Trafford, shpresën e madhe të futbollit anglez.

Me Reijnders, loja e Manchester City është më fluide dhe paraqitjet e tij po vihen re teksa holandezi ka kontribuuar në shënimin e 10 golave. Por shpërthimi i skuadrës po rezulton Rayan Cherki. ‘Është një futbollist i jashtëzakonshëm’-është shprehur Guardiola për francezin

Rendimentit të blerjeve të reja iu shtohet roli i Nico Gonzales dhe Jeremy Doku. Spanjollit i kushtoi pak në fillim që të përshtatej me ritmin e futbollit anglez dhe në momente të caktuara dukej i humbur në sezonin e kaluar. Por në sezonin aktual ai është një tjetër futbollist dhe po luan gjithçka. Guardiola e ka shndërruar ish futbollistin e Portos në një version të ri të Rodri.

Po kështu duhet vënë në dukje edhe rilindjen e Phil Foden pas një sezoni krejtësisht për t’u harruar për të me fanelën e Manchester City. Në sezonin aktual ai ka kaluar tashmë shifrat e atij të kaluar me 15 kontribute në shënimin e golave në 20 ndeshje më pak, falë 13 golave të shënuar dhe 5 asisteve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB